Publication – Albanian

Simfonia e Gnosës: Një vetërrëfim i traditës gināne tek ismailitët

Perla, 2012
Abstract:

Ginanët janë një trup literature fetare të ismailive të Azisë Jugore. Lënda e tyre e gjerë përfshin tema si dashuria hyjnore, meditimi, praktikat rituale, jeta e përtejme dhe sjellja etike. Fjala ‘ginan’ buron tekembramja nga rrënja sanskrite xhñāna dhe lidhet etimologjikisht me fjalën greke γνῶσις (gnôsis), e cila ka derivate në shumë gjuhë. Mjaft studiues kanë theksuar domethënien e dyfishtë të termit ginan tek ismailitë si referim hem ndaj literaturës së tyre sakrale, hem ndaj gnosës. Ky studim përfshirës hulumton kuptimin dhe përdorimin e fjalës ‘ginan’ në traditën përkatëse. Ngase shumica e ginanëve recitohen me melodi të posaçme, ky studim i traditës ginan frymëzohet nga organizimi i simfonisë tradicionale. Simfonia si kompozim i zgjatur në muzikën klasike perëndimore ndahet shpesh në katër lëvizje. Në mënyrë të ngjashme, ky studim i “Simfonisë së gnosës” përbëhet nga katër seksione, çdonjëri nga të cilët hulumton katër aspekte të ndryshme të asaj se si e përkufizon veten tradita ginan.

Cite this publication:

Virani, Shafique N. “Simfonia e Gnosës: Një vetërrëfim i traditës gināne tek ismailitët”, shqip. Olsi Jazexhi, Perla 62, nr. 2 (Shtator 2012): 31–52.

Share what you’re reading on social media

If you liked this, you may also enjoy reading

I shtrenjti i Nesefit: Trajtesa mbi dashurinë e ʿAzīz Nesefīut

It’s Not Just Academic – Writing Public Scholarship in Middle Eastern and Islamic Studies

Khwaja ‘Abd Allah-i Ansari: Wisdom Divine